Daniel Serwer dhe Petrit Selimi përplasen rreth artikullit të Financial Times për ndarjen e Kosovës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka replikuar ndaj personave të politikës kosovare të cilët po e shpërndajnë një shkrim të gazetës “Financial Times”, shkrim ky që mbështet shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Serwer thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk do të kalojë as në parlamentin kosovar e as në atë serb. Ai përmend disa çështje të rëndësishme që sipas tij nuk po përfillen nga pala kosovare dhe ajo serbe si: Gazivoda, siguria e serbëve në jug të Ibrit etj.

“Mungesa e plotë e një argumenti përse Rusia do ta lejonte anëtarësimin në OKB. Mospërfillja e detajeve: Gazivoda, A1, siguria e serbëve në jug të Ibrit. Dhe realiteti politik: shkëmbimi i territoreve nuk nuk do të kalojë në parlament në asnjërin vend. Për të mos pasur ndikim në Gjeorgji, Ukrainë, Moldavi”, shkruan Serwer në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Përveç Petrit Selimit këtë shkrim të gazetës britanike e ka shpërndarë edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi ideja e tij në njëfarë mënyrë përkrahet nga ky shkrim.

Serwer është njëri prej diplomatëve ndërkombëtar më të zëshëm sa i përket kundërshtimit të shkëmbimit të territoreve me Serbinë./Express

SHPËRNDAJE