Dasma që mori kahje tjetër: Një grua me vello futet në sallë dhe i vërsulet dhëndrit

29-vjeçarja Stacy Owen ishte duke shijuar dasmën e saj kur shpërtheu një ‘skandal’.

Në sallën e hotelit të fshatit, ku po zhvillohej festimi, një grua hyri me një fustan dasme dhe bërtiti: “Ndaloni dasmën, ajo atje duhet të ishte unë”.

Pamjet tregojnë një tufë lulesh që godasin kokën e dhëndrit ndërsa të porsamartuarat përpiqen të kërcejnë.

Stacey së pari mendoi se ishte ish-e dashura “e çmendur” e burrit të saj, por ishte komediania Janie Reese që ishte paguar nga kunata për t’a bërë një surprizë të këndshme për të posamartuarit.

Pas tronditjes fillestare të gjithë filluan të qeshin, veçanërisht nusja. /reporteri.net

SHPËRNDAJE