Daut Haradinaj ka një kërkesë ndaj autoriteteve shqiptare?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me tarifën rrugore të vendosur nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj, duke e vlerësuar të padrejtë taksën ndaj kosovarëve, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin atë.

“Pa politikë, por i bëj thirrje autoriteteve shqiptare ta heqin këtë taksë e cila ka jo vetëm ka kosto por duket edhe si ndëshkim për popullin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

SHPËRNDAJE