Deda: Askush nga ne s’i kemi numrat, jemi duke hyrë në krizë institucionale (Video)

Anëtari i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se votat nuk i ka as koalicioni LAA dhe as PAN-i. Më tutje Deda për zgjidhjen e këtij problemi tha se duhet të përdoret racionalitet politik, pasi siç tha me vota janë 60 me 60.

Ndërsa këtë situatë politike të krijuar, Deda e quajti si të diçka të re.

“Tash është krijuar një situatë e re. Jemi duke hyrë në një krizë institucionale. Tash jemi në një moment të ri politikë. Koalicioni PAN mund të llogarisë në 60 vota. Të njëjtën gjë e kemi edhe ne. Pra, tash akëkush nuk i ka numrat”.

Ai ka thënë se edhe bojkotimi i seancës së nesërme tregon se nuk janë votat. Deda ka thënë se kjo situatë duhet të kalohet vetëm me një racionalitet politik.

42 minuta m
SHPËRNDAJE