Deda trondit Kosovën: Është kërkesë e BE’së që demarkacioni me Serbinë të kryhet brenda …

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen.

Ai ka thënë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë sjellë sot mesazhe të rëndësishme në Prishtinë. “Demarkacioni si term s’ka me na u heqë”, ka paralajmëruar Deda.

“Brenda katër vjetësh duhet ta përfundojmë shënimin e kufirit me Serbinë”, ka deklaruar Deda në “Rubikon” të KTV’së, teksa ka folur për porositë nga BE’ja.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Ata presin që deri më 2021 të kryhet ky proces”, ka treguar deputeti.

“Ja në dialog me njëri-tjetrin, ja nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit”, ka theksuar Deda.

SHPËRNDAJE