Degradon vëllai i Xhafer Tahirit, thotë se në Kryesinë e LDK-së u ulen disa “prostituta politikë”! Për kë e pati fjalën?

Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, më nuk është pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes që dje e ka mbajtur Këshilli i LDK-së, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, ka reaguar vëllai i Xhafer Tahirit, Ahmet Tahiri.

Ahmet Tahiri thotë se në zgjedhjet e fundit në kryesinë e LDK-së ku disa “prostituta politikë” i siguruan ulëset. Kujtojmë se anëtare e Kryesisë Qendrore nga Vushtrria është zgjedhur Rrezartë Krasniqi, e cili i la jashtë Kryesisë Xhafer Tahirin dhe Hysni Gergurin.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, LDK-në e ka quajtur “prostitutë politike”.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Reagimi i plotë:

Thonë se profesioni më i vjetër në botë pas prostitucionit është politika.

Se këto dy “zanate” kanë ngjashmëri, e dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit në kryesinë e LDK-së ku disa “prostituta politikë” i siguruan ulëset pikërisht shkaku se i kanë përvetësuar mirë të dy zanatet më të vjetra në botë.

Veçanërisht të parin,!.

Mustafa i’a bën “bllok” Xhafer Tahirit, ja kë e zgjedhi nga Vushtrria në Kryesi të LDK-së

SHPËRNDAJE