Dejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë dhe Inspektorati i Punës do të realizojnë aksione të përbashkëta

Drejtori i Inspeksionit, Fidan Ademi, priti në takim kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, më të cilin ka biseduar për realizimin e aksioneve të përbashkët të këtyre dy institucioneve.

Gjatës këtij takimi, drejtori Ademi, ka falënderuar kryeinspektorin Fazliu për gatishmërinë e tij që në qytetin e Mitrovicës të realizohen aksione të cilat janë në të mirë të qytetarëve.

“Falënderoj Inspektoratin e Punës për rajonin e Mitrovicës për bashkëpunim e ofruar në mënyrë që së bashku të realizojmë aksione të duhura si dhe të lehtësojmë jetën e qytetarëve”, tha drejtori Ademi.

Më tutje, dy palët janë dakorduar që në bashkëpunim të ndërsjellë me Inspektoratin e Punës, AVUK-un, dhe Drejtorinë e Inspeksionit, gjatë javëve në vijim të realizohen aksione të përbashkëta.

SHPËRNDAJE