Deklarata e Haradinajt tërbon serbët: Radikali Vulin nuk përmbahet me ofendime, ja çka thotë?

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve tha se qytetarët e siç e quajnë ‘Kosovës e Metohisë’ – ata ‘siptari’ i thekson duke i përbuzur – e pastaj shton se nuk meritojnë të përbuzen, por vazhdoi duke ofendoi Ramush Haradinajn dhe kosovarët pasi po ‘helmojnë fëmijët europianë me narkotikë’.

Vulin që i pëlqen të endet me uniformë të zezë që i ngjanë mjaft lëvizjeve fashiste megjithëse ministrit serb i pëlqen ta quaj veten socialist pretendon se kosovarët – të cilët i fyen me termin pezhorativ që përdoret nga serbët ‘shiptari’ sa herë i vjen rasti sikur tani –se Haradinaj paraqet kërcënim më shumë për këta ‘shiptari’.

“Haradinaj me budallallëqet e tij dhe kërcënimet është i rrezikshëm më shumë për ‘siptari’, kokat e të cilëve po synon t’i hedhë e harxhojë në një lum gjaku në provën e tij të shpëtojë veten nga gjyqi dhe burgu” tha ministri serb Vulin.

Ky koment i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të AAK’së rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe përgjigjen e tij ndaj reagimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vulin vazhdoi me ofendimet dhe fajësoi edhe bashkësinë ndërkombëtare, të cilët i bëri bashkëfajtor pasi janë ata që i lejojnë narko kartelet ‘siptari’ të helmojnë fëmijët europianëve.

“Më të rrezikshëm janë ata që heshtin për krimet e tij dhe ata që lejojnë që kartelet nga Kosova t’ju helmojnë fëmijët Europianëve” tha Vulin. Ai vazhdoi dhe kërcënoi europianët pastaj “Pasi Europa po hesht derisa lideri i narko kartelit po kërcënon me ‘Shqipërinë e Madhe’, atëherë le të heshtin kur Serbët thonë se duan të jetojnë në një shtet. Gjithçka që BE ju lejon ‘Shiptari’, do të duhet t’i lejoj edhe serbëve. Vucicp o udhëheq politikë të paqes, por në mesin e politikanëve të ‘shiptari’ për këto politika nuk ka bashkëbisedues dhe këtë e dinte, por ka më pak politikanë në BE që këtë e kuptojnë, e këtë tani e di” tha Vulin.