Deklarohen nga LDK: Ky është qëndrimi i tyre përfundimtar për koalicionin në Prizren

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se LDK ka marrë ofertën nga VV-ja në Prizren.

Avdyli ka thënë se tani më ka mbetur që të konsultohen edhe me kryesinë qendrore e degët e LDK-së.

Ai më tej ka thënë se menjëherë pas fazës së konsultimit do të merret vendim për pozicionin e LDK-së në Prizren.

“Ne e morëm ofertën. Tash do ta bëjmë një konsultim me bazën e LDK-së, me kryesinë, degët, do të konsultohemi edhe me kryesinë qendrore dhe do të shikojmë se cili është vendimi. Jemi para sfidave të qëndrojmë në opozitë aty ku votuesi na ka përcaktuar, të qëndrojmë neutral. Pas fazës së konsultimeve ne do të marrim një vendim”, ka deklaruar Avdyli.

I pyetur se a ka gjasa se në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje me VV të shqyrtohet mundësia për një përafrim me PDK, ai është shprehur i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ne jemi të afërt vetëm me Lidhjen Demokratike dhe me asnjë parti tjetër por në rastin konkrete disponim për një koalicioni me PDK është shumë negativ”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim zyrtar mes VV e LDK në Prizren për hyrje në koalicion.

Kujtojmë se Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh me kandidatët: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.

SHPËRNDAJE