Deklarohet Sali Berisha, tregon se për kë duhet të votojnë qytetarët e Kosovës

Sali Berisha tregon se për kë duhet të votojnë qytetarët e Kosovës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se është duke ndjekur me vëmendje të rejat e fundit në politikën kosovare.

I pyetur se cili koalicion do të ishte ideal për Kosovën dhe kush mund të jetë kryeministër i duhur në këtë situatë, Berisha nuk ka përmendur emra, por ka dhënë arsye.

“Uroj që qytetarët e Kosovës të votojnë vetëm për ata përfaqësues që besojnë së janë të vendosur të bëhen pazare të fëlliqura me sovranitetin, integritetin e pavarësinë e Kosovës, gjakun e martirëve dhe sakrificave mbinjerëzore që janë bërë në breza për Kosovën” ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ish-kryeministri Berisha ka thënë se dorëheqja e Haradinajt mund të ketë bërë që Vuçiqit të i qeshë buza, por që sipas tij ka mënyra për të ia ngrirë buzëqeshjen.

“Do mbështesë çdo koalicion që është kundër projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiq dhe argatëve të tij albanofob shqipfoles si Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq. Pas doreheqjes së kryeministrit Haradinaj, këtyre argatëve të Beogradit të marrë pengë nga Vuçiq me dosje te prëgatitura nga Vukçieviq dhe dosje e transaksione të tjera ka filluar të ju qesh buza. Unë mendoj se ky rrezik serioz që vjen nga presidenti i Serbomadhisë Vuçiç dhe Sinan Hasanet dhe Rahman Morinët e sotëm te Prishtinës dhe Zografi Bis i Tiranes duhet të bashkoj të gjithë ata patriotë të vertetë të Kosovës që kanë për yll polar interesin kombëtar. Uroj dhe deshiroj që këto zgjedhje të ngrijne buzëqeshjen në fytyren e saj të zezë trojkës famkeqe” përfundon, Sali Berisha

SHPËRNDAJE