Dekoratat e Hashim Thaçit i pranuan vetëm PDK e AAK (Lista e plotë e të dekoruarve)

Presidentit të vendit, Hashim Thaçi vetëm të dekoruarit nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se ia kanë pranuar këto dekorata.

Në anën tjetër, shumica e personaliteteve tjera, qoftë nëpër parti politike, qoftë personalitete tjera publike, kanë refuzuar dekorimin nga i pari i vendit, Hashim Thaçi, çka bëri që ky i fundit të thotë se nuk i ka dekoruar, por vetëm i ka propozuar dhe ta fshijë listën nga ueb faqja e Presidencës.

Megjithatë, Gazeta Blic e ka të plotë listën e të dekoruarve me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Nga personalitete të rëndësishme që refuzuan këtë dekoratë të presidentit janë: Rexhep Qosja, Veton Surroi, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Sulejman Selimi, Agim Vinca, Bilall Sherifi, Gani Geci e shumë personalitete tjera.

Ndërkaq, nga ata që deri më tani kanë pranuar këtë dekoratë janë kryesisht zyrtarë të PDK dhe të AAK-së,  përfshirë Kadri Veselin, Agim Çekun, Ramush Haradinajn, Muharrem Nitajn etj.

Në vazhdim ja u sjellim listën e plotë të të dekoruarve nga ana e presidentit:

Ndërkaq, presidenti i vendit duke e parë këtë refuzim masiv të dekoratave, pos që e fshiu nga faqja e Presidencës Listën e të dekoruarve, tha që ai vetëm kishte dhënë propozime, derisa përdori një gjuhë fyese ndaj atyre që e refuzuan atë dekoratë:

Shënimi i plotë i tij në Facebook:

Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar. E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht”, ishte reagimi i Presidenti.

Mirëpo ditë më parë ishte pikërisht presidenca që dërgoi në adresat e mediave një listë me emra të dekoruarve nga presidenti Hashim Thaçi, në të cilën thuhet se në këtë listë janë të dekoruarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë.

Sido qoftë, deri më tani kemi deklarata të ndryshme nga të dyja palët, si presidenca ashtu edhe ata që refuzuan për çështjen në fjalë, mirëpo Thaçi tashmë ka dekoruar e edhe po vazhdon të dekorojë ata kontribuuan për vendin, por jo edhe gjithë emrat në listë.

Presidenti Thaçi, deri më tani ka dekoruar edhe kryeministrin Hardinaj, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Rita Orën dhe personalitete tjera.

Më poshtë është: “Listën e të dekoruarve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë

SHPËRNDAJE