Demanton votuesi nga Zvicra Rrahman Koliq: Unë nuk kam votuar për Gani Dreshajn (Foto)

Skandalet në zgjedhjet e balotazhit më 19 Nëntor kanë marrë përmasa jo vetëm shqetësuese por edhe përmasa të një krimi të rëndë zgjedhor.

Kështu përveç se tashmë ështtë konstatuar se në fletvotime janë shënuar edhe emrat e të vdekurve, ka edhe raste kur janë lajmëruar vetë personat të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim, por që emri i tyre figuron si votues.

Këto raste skandaloze bijnë në sy sidomos të votimet me kusht për komunën e Istogut.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Siç dihet pas numërimit të votave me kusht, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj arrit të përmbysë rezultatin në Istog falë votave me kusht, të diasporës dhe me postë.

Por, për Dreshajn, përveç se kanë votuar edhe të vdekurit, duket se vota për Dreshajn ka shkuar edhe nga ata persona të cilët fare nuk kanë marrë pjesë në votim.

Botapress ka siguruar deklaratën e një “votuesi” emri i të cilit gjendet në listën e votimit nga Rozhaja.

Rrahman Koliq ka deklaruar me shkrim se ,,,”Unë Rahman Koliq, jetoj në Suedi dhe nuk kam marrë pjesë në votimin në Rozhaje, siç është bërë e ditur. Prandaj mendoj se emri im është keqpërdorur” thotë ky “votues” i Gani Dreshajt, I cili deklaratën e tij e ka bashkangjitur edhe me letërnjoftimin e Republikës së Kosovës duke dëshmuar kështu se nuk është refugjat në Rozhajë por qytetar i Republikës së Kosovës që jeton e vepron në Suedi.

Botapress përmes zyrtarëve të Degës së LDK-së në Istog ka siguruar edhe deklarat dhe dëshmi të letërnjoftimeve të qytetarëve të tjerë të cilët kanë dëshmuar se nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit në balotazh për komunë  e Istgut, shkruan Botapress.

SHPËRNDAJE