Demarkacioni nuk është kryer – Plani i VV-së që ta ndalë Thaçin ta nënshkruaj ratifikimin e demarkacionit

Hashim Thaçi e kishte nënshkruar në cilësinë e minsitrit të Jashtëm dhe zv.kryeminsitrit marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi në gusht të vitit 2015, por tash duhet ta nënshkruaj përsëri si president, ratifikimin e kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës. Por nuk mund ta bëjë këtë para 8 ditëve. E VV-ja ka një plan si ta ndalë Thaçin e kësisoj edhe demarkacionin.

Për tri vjet u mbajtën pesë (5) seanca të Kuvendit, në tentim pët ta ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015 nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze kishin nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Kjo marrëveshje është ratifikuar tek më 21 mars të vitit 2018, pas shumë debatesh dhe diskutimesh.

Në seancën e ratifikimit të kësaj marrëveshje pro saj kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit.

Tashmë e gjithë kjo temë është në dorë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas Kushtetutës, duhet të pres afatin ligjor prej tetë ditësh, nëse do të ketë ndonjë kontestim për këtë ratifikim, e pastaj ta nënshkruaj atë përfundimisht, raporton Insajderi.com

Por, Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila hodhi gaz lotsjellës në seancën ku u votua kjo marrëveshje, po synon që ta parandalojë, nënshrkimin e presidentit Thaçi.

Albulena Haxhiu, deputete nga kjo parti, duke folur për Insajderi, tregoi që janë duke i përpiluar dokumentet që këtë ratifikim ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, që fillimisht kjo Gjykatë ta pezullojë këtë ratifikim, që do të nënkuptonte ndalimin e nënshkrimit të saj nga presidenti Thai.

“Fillimisht do kërkojmë nga Gjykata Kushtetese masën e pezullimit, që presidenti Thaci mos ta ketë të drejtën e nënshkrimit, pa një vendim të Gjykatës Kushteuese, duke pasur parasysh rëndësinë që e ka ky kontestim”, tha Haxhiu.

Haxhiu tregoi se janë duke i përpiluar si tha ajo faktet që dëshmojnë se me këtë miratim, është shkelur integriteti territorial i Kosovës.

“Sigurisht sot është herët të tregojmë se cilat do të jena pikat kontestuese në këtë drejtim, poe ajo që është e qartë, është që ne si Grup Parlamentar, menjëherë dje kemi marrë vendim për ta dërguar këtë cështje në Gjyaktën Kushtetuese, për të vlerësuar kushtetueshmërinë për atë qka kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku kanë cenuar integritetin territorial, njërën ndër cështjet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Kjo do të jetë baza ligjore, me të cilën do ta kontestojmë atë marrëveshje, të cilën Kuvendi e ratifikoi fatkeqsisht. Ne jemi duke punuar për krijimin e gjërave kontestuese” ka thënë Haxhiu.

Ajo po shprehet optimiste se më në fund Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë këtë marrëveshje, përkundër që për Haxhiu, historia tregon që vetë kjo Gjykatë në shumë raste e ka shkelur Kushtetutën.

“Përkundër që historia tregon se nuk ka mbetur çështje kushtetuese që nuk janë shkelur edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese, por përkundër kësaj ne besojmë se kemi fakte të mjaftueshme për ta rrëzuar atë. Do ta përfshijmë marrëveshjen që e ka nënshkruar Hashim Thaçi, Raportin e zotërit Bulliqi, ato tentimet që janë munduar që kishe po bëjnë dicka ky Komisioni për Punë të Jashtme, të drejtën ndërkombëtare neni 1 të kushtetutës, që flitet për territorin por edhe raportet për të drejtat e njeriut. Pra, këto janë disa nga çështjet që i kemi diskutuar me ekspertët e fushës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu shtoi se rrëzimi eventual i Gjykatës Kushtetuese do të ishte kthim në pikën zero, por jo shpërbërje të Kuvendit, raporton Insajderi

“Rrëzimi i kësaj marrëveshje nuk do të thotë shpërbërje të Kuvendit, por kthimin në pikën zero. Ne kemi diskutuar edhe përgatitjen e kallëzimeve penale për të gjithë ata deputetët që kanë votuar pro kësaj marrëveshje. Nuk kanë të drejtë që me votën e tyre ta cenojnë integritetin territorial, përshkak se kur betohemi në Kuvend, betohemi për mbrojtjen e territorit.

Por, vetë Raporti i Bulliqit është aktakuzë ndaj presidentit Thaçi, Murat Mehës dhe deputetëve që kanë votuar pro” ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Sipas Haxhiut në momentin që Kushtetuesja e vërteton pretendimin e tyre, atëherë presidenti Hashim Thai, si nënshkrues i asaj marrëveshje, Murat Meha, si kryetar i Komisionit Shtetëror, në kohën kur është nënshkruar marrëveshje dhe 80 deputetët që kanë votuar pro kësaj marrëveshje, do të ndiqen penalisht, për “tradhëti të vendit”.

“Në momentin që Gjykata Kushtetuese e vërteton pretendimin tonë, atëherë të gjithë këta duhet të ndiqen penalisht, duke u trajtuar Kodi Penal e parasheh shumë qartë ndaj tradhtisë së vendit, dhe në qoftë se Gjykata Kushtetuese, do të jetë bazë e fortë për përgatitjen e kallëzimeve penale”, tha Albulena Haxhiu.

E gjithë kjo çështje mund të marrë kohë deri në dy muaj, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E tashmë kur dihet që Gjykata Kushtetuese nuk është në përbërjen e plotë, për shkak që tashmë tre anëtarëve ndërkombëtar u është skaduar mandati dhe ata duhet të zëvendësohen me tre anëtarë vendor.

Në fund Haxhiu tha se në momentin kur Gjykata Kushtetuese, do të vendoste pro konstatimit të tyre, atëherë Raporti i Komisionit Bulliqi, duhet të impelementohet si projektligj, dhe gjithçka të nisë nga pika zero, duke filluar negociata nga fillimi me Malin e Zi./Insajderi

SHPËRNDAJE