Demhasaj: Vjosa Osmani nuk mund të qeverisë me parimet e saja, ka lider të partisë dikë tjetër

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë se kandidatura e Vjosa Osmanit është taktike për të dëmtuar subjektet rivale politike.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit nga LDK do ta dëmtojë Vetëvendosjen dhe PDK-në.

Ai ka thënë se LDK në radhë të parë garën kryesore e ka me Albin Kurtin për shkak se ky i fundit ka mbështetje të lartë popullore.

“Osmani e dëmton edhe PDK-në në garë pasi zoti Veseli vjen nga Mitrovica, ndërkohë që edhe Osmani vjen nga i njëjti qytet”, tha ai.

Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se megjithatë kandidatura e Vjosa Osmanit mund të mos marrë edhe mbështetjen e plotë të elektoratit të LDK-së që janë mbështetës të mëdhenj të Lutfi Hazirit apo Agim Veliut.

Demhasaj ka thënë se edhe nëse Vjosa Osmani del e para në zgjedhje vështirë se do të qeverisë me parimet e saja.

“Është e vështirë me udhëheqë qeverinë siç do ajo, pasi ka lider të partisë dikë tjetër. Në masë të madhe ajo do ta udhëheqë qeverisë siç thotë lideri i Partisë. Ky ndoshta mund të ketë qenë një kompromis brenda LDK-së”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj.

SHPËRNDAJE