Deputeti i LDK-së “godet” rëndë Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn

Deputeti Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas publikimit të videos, në të cilën presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj shihen duke ngrënë mish në hotelin e këngëtarit, Shkëlzen Jetishi, menjëherë pas përkujtimit të Betejës së Kosharës.

Avdyli, ka kërkuar nga Thaçi e Haradinaj të tregojnë se kush i vrau heronjtë e Kosovës, Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn.

“Disa lider si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lotë e pasi u ngopen mish ,paskan bë thirrje heroike per luftë te re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë per ju Hashim e Ramush, para se me nis luftë :A thua a dini dicka kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj. Ju para se me bë homazhe aty , do i kishit nderu Luften e Koshares ,nese tregoni kush i vrau keta heronj . Krejt Kosova e dimë që ju dini , po ju keni vendos mos me fol”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

SHPËRNDAJE