Deputeti i NISMËS godet Veselin: Askush nuk është aq i zgjuar, sa punën e parë në jetë ta ketë si kryetar Kuvendi

Seanca e sotme e Kuvendit po karakterizohet me tallje e ironizomë nga deputetët e edhe nga kryetari i Kuvendit.

Ishte i pari Kadri Veseli i cili u tall e Lëvizjen Vetëvendosje duke i thënë se Kuvendi kurrë nuk do të ketë opozitë më të dobët se sa kjo qe ka tani.

Kjo ngase sipas tij, opozita vetëm flet por se kurrë nuk merr veprime.

……………………………………………………………………………………………………………..
Serbët shajnë Granit Xhakën, përgjigja e tij do ta bëj krenar çdo shqiptar

……………………………………………………………………………………………………………..

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur Veselit duke i thënë se opozita e ka të drejtën e mocionit të votëbesimit por se kjo qeveri nuk po guxon ta sfidojë atë.

Veseli i është përgjigjur sërish Haxhiut duke i thënë se kur ai ka folur edhe ka marrë vendim dhe ka krijuar votëbesimin, duke e rrëzuar qeverinë me 78 vota.

Por Veselit i është vënë kundër edhe një deputet nga koalicioni qeverisës të cilin Veseli e drejton.

Billall Sherifi nga Nisma i ka thënë Veselit se nuk mundet që ai ti marrë meritat për mocionin e votëbesimit të Qeverisë Mustafa, ngase atë e kishte nisur NISMA edhe jo PDK-ja shkruan GazetaBlic.

Madje Sherifi ka thënë se për numrin 78 merita ka edhe VV-ja.

“Zotëri kryetar mos i merrni meritë që nuk ju takojnë, ato 78 vota nuk i keni ba ju, e as mocionin nuk e keni nis ju, bile ju ka met hatri që e ka nis NISMA. Po në atë 78 vota që o i përmendeni ju ka kontribu dhe ka merita edhe VV-ja. Andaj silluni si ju ka hije, silluni si kryetar i Kuvendit, ngase kjo sjellje nuk ishte e tillë, e kur don me fol në emër të PDK-së, dil në foltore” ka thënë Sherifi.

Veseli ja ktheu edhe Sherifit përgjigjen duke u tallur.

“Billall kur po të lavdoj ti po me idhnohesh, ama unë mirë e kom pas, ti i meqëm je” ka thënë Veseli.

Por zënka nuk përfundoj këtu, Sherifi ia ktheu Veselit në gjuhën e njejtë, duke i thënë se askush s’mund të jetë aq i mençur sa punën e parë në jetë ta ketë si kryetar Kuvendi.

“Po kryetar faleminderit, ama kërkush s’mundet me kanë aq i meqëm, e aq i arrirë sa që punën e parë në jetë ta ketë si kryetar Kuvendi. Askush s’mund të jetë aq i arrirë” ka thënë Veseli.

Kuvendi sot po debaton dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme

Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më pas, vazhdon seanca plenare, me pikat e papërfunduara më 6 korrik.

SHPËRNDAJE