Deputeti Ismaili – reperes Tayna: Nuk je artiste

“Mos u ngut ta konsiderosh veten artiste” i ka thënë deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, reperes Tayna në debatin “Ligji kundër promovimit të drogave dhe seksizmit në TV” në Rubikon të KTV-së.

Duke folur për iniciativën e deputetit të LDK-së Haxhi Avdyli për censurim të këngëve në të cilat promovohet droga, reperja ka thënë se “si artiste nuk mund të jetë fajtore pse një i ri konsumon ose jo drogë” duke shtuar se ajo varet nga familja e një fëmije.

“Ti je performuese Tayna. Nuk je artiste”, i ka thënë Ismaili në përgjigjen e tij. “Këngët tua i dëgjova sonte para se me ardh në emision. Mendoj që Taynas i keni ra në qafë veç pse është femër se këto këngë janë kënduar edhe ma herët prej tjerëve. Për mu anjë muzicient është artist kur promovon vlera. Tayna është argëtuese qysh janë plot repera, e reperat janë të rrallë. Eminemi është një, është yll, përkundër faktit që shan e përmend droga. Eminemi promovon vlera, ai prek tema sociale”.

Tayna në anën tjetër i është përgjigjur deputetit duke cituar këngëtaren me famë botërore, Rihanna.

“Nuk kom kandiduar me qenë ‘role model’, ky është stili jem, kështu unë këndoj”, citon Tayna. “Kujt nuk i pëlqej, kujt nuk i dukem artiste, nuk kam kandiduar për me qenë model për askënd,, unë veç po e jetoj ëndrrën time që e kam pasur prej kur kam qenë e vogël”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE