Deputeti LDK-së më parë ishte përleshur edhe me një koleg të PDK-së (VIDEO)

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, ka qenë ai që ka dalë në foltore dhe është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kjo pasiqë Osmani i ka thënë se ‘e thërret sigurimin që ta nxjerr jasht’ derisa Ukaj, me gjasë fliste, kur në foltore ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Përplasje të tilla kishin ndodhur edhe në Asamblenë Komunale të Prizrenit në kohën kur Ukaj ishte asambleist.

Në vitin 2019 kishte ndodhur në përplasje mes asamblistit të PDK-së, Bardh Avdaj dhe atij të LDK-së, Xhavit Ukaj, dhe është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë dhe e kryesuesit të Asamblesë.

  • ETIKETIMET
  • 2
SHPËRNDAJE