Deputetit të LDK’së nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së, ka thënë se nuk i kujtohet se kush ka hedhur gaz lotsjellës nga opozita.

Osmani i pyetur nga gjyqtari, Beqir Kalludra se “ a i kujtohet se kush ka hedh gaz lotsjellës”, ai është përgjigjur jo.

“Jo nuk me kujtohet, janë inicimet” ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se në të gjitha seancat ai ka qenë prezent, por që përveç opozitës atij nuk i kujtohet se kush prej tyre ka hedhur gaz lotsjellës.

SHPËRNDAJE