Derisa ishte në takim me udhëheqësit e vendit, Shpend Ahmeti poston lajmin për ndarjen e shujtave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti derisa ishte në takim me udhëheqësit e vendit ku u bisedua lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, ka njoftuar se nda do të shpërndahen shujta të ngrohta për personat në nevojë.

Në një publikim të komunës së Prishtinës, thuhet se ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritetit mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien.

Kurse sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën ‘Xhemajl Mustafa’ në Dardani.

“Shujta të ngrohta për personat në nevojë, është një nga zotimet e Shpend Ahmetit në fushatën e vitit 2017, i cili u realizua. Ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritet mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien. Sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Dardani, ku bashkë me shumë vullnetarë do t’iu shërbejmë ushqim atyre qytetarëve me kushte të rënda sociale”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE