Dëshiroi të hynte në fushë edhe në finalen e Copa Americas, ja çka ndodhi me Wolanski!

Kinsey Wolanski ka zbuluar se planet e saj për të hyrë në fushë në finalen e Copa Americas të dielën kanë dështuar.

Wolanski kishte hyrë në fushë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve – në sfidën Tottenham – Liverpool.

E dashura e YouTuber-it, Vitaly Zdorovetskiy, ka pranuar se dyshja po komplotonte një tjetër plan për të hyrë në fushë në finalen e Copa Americas mes Brazilit dhe Perusë.

‘Unë do të pranoj se Copa America ka fituar patjetër, por ne kemi pasur një mal përpjekjesh për t’u futur në fushë’, shkroi Wolanski në Instagram.

‘Udhëtuam në Brazil, u maskuam, i blejtëm biletat, por përfunduam duke u kontrolluar nga 20 roje të sigurisë.’

“Ne tani jemi jashtë burgut dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil!”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE