Dëshmi që Nehat Thaçi u rekomandua nga Ambasada Britanike për drejtor të burgjeve

Emërimi i tij si drejtor i burgjeve po cilësohet i jashtëligjshëm.

Nehat Thaçi në prill të këtij viti është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Emërimin e tij e bëri kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, për një mandat tre vjeçar. Mirëpo dje, e premte, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, zgjedhjen Thaçit e cilësoi të jashtëligjshme dhe u ka dërguar rekomandim Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Drejtësisë që ta anulojnë këtë konkurs, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak se muaj më parë kandidati Ali Gashi ishte ankuar se përzgjedhja e drejtorit të Shërbimit Korrektues është e jashtëligjshme, andaj edhe Këshilli ka rekomanduar një propozim të tillë.

Lajmi.net ka siguruar dokumente që Ambasada Britanike, e cila ishte monitoruese e procesit të zgjedhjes së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk e thotë një gjë të tillë.

Brenda raportit që Ambasada Britanike ka bërë në lidhje me emërimin e Nehat Thaçit në pozitën e lartcekur, nuk përmendet asnjë parregullsi ose diçka që do të bënte marrjen e detyrës së Thaçit, të dyshimt.

“Paneli intervistues dhe Kompania Britanike BDO janë pajtuar plotësisht me renditjen e kandidatëve në listë. Nehat Thaqi është vlerësuar, si nga paneli, ashtu edhe nga BDO, si kandidati më i mirë për këtë pozitë. Sidoqoftë, raporti potencon faktin që të gjithë kandidatët e propozuar kanë nevojë për përkrahej dhe zhvillim profesional që të jenë sa më efektiv në rolin e ri si Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në dokumentin që Ambasada e Britanisë drejtuar ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri.

SHPËRNDAJE