Dështon plani i Serbisë për inskenim të krizës humanitare, Qeveria merr vendimin e papritur

Serbia ka dështuar të realizoj planin e saj duke inskenuar kinse ka krizë humanitare në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka arritur të hap pika shitëse në veri, ku mund të furnizohen të gjithë qytetarët.

Serbia disa ditë më parë e dërgoi në Kosovë, të ashtuquajturin Drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kinse për të krijuar një opinion se ka krizë humanitare në veri për shkak të vendosjes së taksës.

Gjatë ditës së sotme, disa qytetarë serb vendosën që t’i mbyllin kiosqet. Por Qeveria e Kosovës mori vendim që të hap pika shitëse, ku mund të furnizohen qytetarët me mallra./Indeksonline/

SHPËRNDAJE