Detaje për vushtrriasin që vdiq sot nga coronavirusi

Në mbrëmjen e sotme u konfirmuar edhe një person i vdekur nga koronavirusi nga Komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë për Gazetën Sinjali tha se personi i vdekur nga koronavirusi ishte personi i 25-të i infektuar me COVID-19, pra i pari i diagnostikuar në valën e dytë të infektimeve në këtë komunë.

Po ashtu, Tahiri tha se edhe disa anëtarë të familjes së tij janë të infektuar me COVID-19.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim

Në këtë komunë janë 99 raste aktive me koronavirus, derisa çdo ditë po ka raste të reja të infektimit

SHPËRNDAJE