Dhjetëra mjete ushtarake të KFOR-it drejt veriut, a ka të bëjë me zgjedhjet?

Pak më parë disa mjete ushtarake të KFOR’it janë nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Nuk dihet arsyeja pse këto makina të rënda janë nisur drejtë kësaj pjese ‘problematike të vendit’, mirëpo Gazeta Metro ka siguruar foto nga magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ku shihen mbi 30 mjete ushtarake të KFRO’it.

Zëdhënsin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin tha se nuk kanë ndonjë informacion lidhur me këtë, mirëpo u shpreh se arsyeja ndoshta mund të jetë edhe një shikim i ngjarjes nga ana e tyre për autobusin që vinte nga Kragujevci me qytetarë serbë që vinin për të votuar, në të cilin u gjetën dy bomba.

‘Deri tani nuk kemi ndonjë informacion, vetëm nëse lidhet me çështjen e mjetit të dyshimtë në autobusë, ndoshta janë interesuar dhe këta për atë se çfarë po ndodhë’ u shpreh Kelani.

Ndërkohë, në hyrje të pikës kufitare në Jarinje policia gjatë kontrollit të një autobusi me targa të qytetit të Serbisë, Kragujevc ka gjetur mjete të dyshimta shpërthyese. Ekipi i policisë tani është duke bërë verifikimin e mjetit të dyshuar.

Sipas Policisë, është herët të thuhet nëse rasti ka të bëjë me procesin zgjedhor, pasi rasti ka ndodhur në Jarinje dhe jo në afërsi të ndonjë qendre votim.

SHPËRNDAJE