Dhurata Hoxha me shumë takime elektorale: Kundërshtari ynë dhe i shtetit është korrupsioni 

Fushata zgjedhore, ka ngritur interesimin për takime me qytetarë, të kandidatëve për deputetë, Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shumë aktive në këto takime, ku shihet në shumë pjesë të Kosovës, në veçanti në Prishtinë e Mitrovicë.

Në fokus të angazhimit të saj, është fuqizimi i gruas, avancimi i saj në vendimmarrje si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas një takimi me qytetarë, znj. Hoxha në rrjetin social ka shkruar: Vendit i duhet sundimi i ligjit, barazia gjinore, përfshirja e të rinjve në procesin e zhvillimit të vendit, me mundësi dhe gjasa të barabarta.

Korrupsioni është kundërshtari ynë dhe i shtetit, do ta luftojmë me tërë mekanizmat institucional e shoqëror. Sepse, ne e duam vendin tonë, të ardhmen tonë në Republikën e Kosovës.

SHPËRNDAJE