Diçka po ‘zihet’ mes Ledri Vulës dhe reperit Gashi!

Reperi Ledri Vula ka qene aktiv me projekte në bashkëpunim gjatë kësaj vere.

Ledri është aktiv në rrjete sociale i cili ndan postime të shumta me ndjekësit  e tij.

Së fundi ai ka publikuar një imazh bashkë me reperin shqiptar Gashi, i cili jeton dhe punon për karrierën e tij në Amerikë.

Siç duket Ledri nuk ka të ndalur me bashkëpunime, ai do sjellë një edhe me reperin Gashi.

Ndryshe, projekti i fundit i Ledrit është me EAZ dhe XEN ‘Nasty girl’ që ka marrë 2 milionë shikime në YouTube.

Ndërsa, reperi Gashi ka projekti ‘Creep on me’, që ka arritur 4 milionë shikime në YouTube./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE