Diell, shi, erë dhe borë – Moti për dy ditët e ardhshme

Depërtimi i fushave të presionit të ulët, do të mundësojë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit që janë koncentruar këto ditë pranë sipërfaqes, kështu që vlerat e ciilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.

28.01.2020 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.

29.01.2020 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. DItën butë, kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu.

Në mbrëmje më ftohtë dhe shi, që më vonë do të shndërrohet edhe në reshje bore. Erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s, e në mbrëmje nga verilindja 5-10m/s. Indeksi UV: 1.

SHPËRNDAJE