Diferencë e madhe: Në zgjedhjet e 2017 Kadri Veseli kishte 65,800 vota më shumë se Vjosa Osmani

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 6 tetor, ku tashmë partitë politike kanë shpallur kandidatët e tyre për kryeministër, shkruan gazeta online veriu.info.

LDK dhe Vetëvendosje ende nuk po mund të merren vesh për një koalicion parazgjedhor, sado që bisedimet i kanë filluar shumë kohë më parë.

LDK ka caktuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, përderisa Vetëvendosje Albin Kurtin, PDK kryetarin e saj Kadri Veseli dhe koalcioni AAK – PSD kryeministrin e deritashëm, Ramush Haradinajn.

Nëse e bëjmë një krahasim të thjeshtë me zgjedhjet e fundit dhe rezultatet e kandidatëve për kryeministër shohim që Vjosa Osmani është më pak e votuara nga të gjithë kandidatët.

Ajo në zgjedhjet e vitit 2017 ka marrë 64,147, Ramush Haradinaj 102,127, Kadri Veseli ka marrë hiq më pak se 65,800 vota më shumë se Vjosa Osmanin, gjegjësisht gjithsej 129,947

Kurse politikani më i votuar ishte Albin Kuti me 143,621. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE