Dijetari mysliman: Admirimi i NATO-s në Kosovë, Shqipëri e Bosnje në kundërshtim me Kur’anin

Dijetari mysliman, i cili në vitin 2015 trazoi rajonin duke pretenduar se Perandoria Osmane ishte një kalifat i rrejshëm dhe i cili theksoi se në vitin 1995 serbët nuk kryen gjenocid kundër boshnjakëve në Srebrenicë, thotë se ai dëshiron të ndihmojë myslimanët nga rajoni që të mos “turpërohen” ” kur ata të dalin para Alahut, shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”.

U prezantova hyrjen në metodologjinë e studimit kuranor të besimtarëve myslimanë në Ballkan për të kuptuar realitetin e historisë.

Në Kur’an, madje në 30 sure pohohet se një aleancë me të krishterët ortodoksë në fund të historisë (që po ndodhë pikërisht tani) do të jetë shpëtim për ndjekësit e Muhamedit.

Admirimi i NATO-s në Bosnje, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri nga ana e myslimanëve është i papajtueshëm me mësimet e Profetit dhe në kundërshtim me deklaratat kuranore”, tha Imrah Hosein, një teolog dhe intelektual islamik i shquar, gjatë promovimit të librit të tij të 13-të në Serbi, libër ky që merret me çështjet e eskatologjisë islame. /InfoPress

SHPËRNDAJE