Dikush i vë zjarrin shtëpisë së një mërgimtari

Natën e 3 janarit rreth orës 22 e 30, shtëpia e një mërgimtari nga Gjakova, është përfshirë nga zjarri.

Këtë e kishte vërejtur vëllai i tij, i cili kishte reaguar për të lokalizuar zjarrin, dhe menjëherë kishte lajmëruar policinë.

Zjarri kishte shkaktuar dëme materiale, megjithatë ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e zjarrit.

Në raportin e policisë rasti cilësohet si ‘Zjarr vënie’.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpinë e vëllait të tij qe gjendet jashtë vendi, e kishte vërejtur se e ka kapluar zjarri. Ankuesi menjëherë kishte reaguar duke e lokalizuar zjarrin dhe kishte njoftuar policinë. Sipas ankuesit në një dhomë ishte djegur një televizor dhe një tavolinë. Shkaqet e zjarrit nuk dihet. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE