Disa mënyra të thjeshta për ta shtuar apetitin

Humbja e apetitit është një gjendje mjaft e komplikuar, e cila i prek shumë njerëz. Kjo gjendje shkakton humbjen e dëshirës për të ngrënë. Zakonisht humbja e apetitit ndodh si rezultat i ndonjë sëmundjeje, gjendjeje emocionale, prishjes së balancës së hormoneve, çrregullimeve të ngrënit apo si efekt anësor i tabletave.

Konsumimi i pamjaftueshëm i ushqimeve mund të çojë në probleme serioze të shëndetit. Gjendja mund të përkeqësohet nëse e sforconi veten që të hani edhe kur nuk ju hahet.

Disa mënyra natyrale me anë të të cilave ju mund ta shtoni apetitin janë:

Hani gjithmonë mëngjesin– nëse dëshironi ta rrisni dëshirën e të ngrënit është shumë e rëndësishme, që mos ta anashkaloni vaktin e mëngjesit. Ky vakt ndihmon në rritjen e temperaturës së trupit, duke e bërë kështu organizmin të djegë kalori dhe ta rritë apetitin dhe nevojën për të ngrënë ushqim. Në studimet e bëra është vërejtur që shmangia e mëngjesit ju bën që të hani edhe më pak gjatë ditës.

Përqendrohuni të gjërat që i keni ngrënë më së shumti– nëse hani ushqime që zakonisht i keni pasur qejf, ju ndihmon ta rrisni apetitin.

Hani vazhdimisht diçka të vogël– në vend të tri vakteve të rënda, zgjidhni që të hani shpesh. Sipas ekspertëve preferohet që të hani 5-6 herë në ditë, pavarësisht sasisë së vogël të ushqimit.

Provoni ushqime të reja- në disa raste humbja e dëshirës për të ngrënë ndodhë si shkak i humbjes së shijes. Për ta mposhtur këtë, ju duhet të provoni shije dhe aroma të ushqimeve të reja, që nuk i keni provuar më herët.

Bëni aktivitete fizike– aktiviteti fizik ndikon dukshëm në rritjen e apetitit. Djegia e kalorive gjatë aktivitetit fizik bën që trupi të ketë nevojë vazhdimisht për ushqime. Përmirësimi i apetitit me anë të ushtrimeve fizike është një proces prandaj duhet të keni durim. /Express

SHPËRNDAJE