Disa njerëz hanë pa vetëdije kur janë të mërzitur, të vetmuar apo të frikësuar. Ja si shpjegohet

Në barkun tonë ekziston një tru i vërtetë, i cili megjithëse përmban më pak neurone se ai në kokë, vendos disponimin tonë dhe ri-përpunon emocionet dhe kujtimet. Është shtëpia e pjesës më të madhe të sistemit imunitar dhe është vendi ku prodhohet energjia që përdorim. Pra, çfarë ndodh në bark është thelbësore dhe vendos marrëdhëniet tona me ushqimin.

Psikoterapistët e dinë mirë se si emocionet dhe traumat reflektohen në trup dhe gjuha jonë e përbashkët na kujton gjithë kohën: U bë jeshil nga nervat, u bë i kuq nga turpi, kam flutura në bark, kam këmbë të buta, je kokë e zbrazët, ke një zemër prej guri, kam vrimë në gjoks, etj.

Rreth 90% e komunikimeve ndodhin nga “poshtë-lart”, d.m.th nga zorrët në sistemin nervor qendror dhe kanë të bëjnë me transmetimin e informacionit të gjeneruar në sistemin e tretjes, por ka edhe një përqindje të vogël të komunikimeve nga “lart-poshtë”. Ndjenjat e forta, ngjarjet traumatike, streset emocionale të zhvilluara në sistemin nervor qendror mund të shkaktojnë çrregullime në funksionimin gastro-intestinal si dhimbje barku, kolit, kapsllëk, diarre, të vjella.

Disa kërkime kanë treguar se njerëzit në depresion kanë një ngadalësim të proceseve të tretjes dhe kanë tendencë për kapsllëk, ndërsa njerëzit e shqetësuar kanë një transit të përshpejtuar të ushqimit, veçanërisht në zorrën e trashë.

Hulumtime të tjera kanë treguar se emocionet specifike kanë një efekt të rëndësishëm në stomak: Për shembull, frika redukton zgjerimin e stomakut dhe shkakton një ngopje të shpejtë.

Stresi mund të shkaktojë diarre ose të vjella.

Dr. Marco Pastorini, psikolog dhe psikoterapeut shkruan në blogun e tij: “Ushqimi mund të fillojë nga një ndjesi fizike, por shumë shpesh nga një emocion. Nëse jeni duke ngrënë ndërsa po përjetoni mërzinë, stresin, lodhjen, tensionin, zemërimin, vetminë, ankthin ose depresionin, mbani mend se jeni në urinë nervore për të mbushur një zbrazëti”.

Në fakt, është në ato momente që ushqimi bëhet instrument i privilegjuar për të marrë dashuri.

Para se të mendoni se cila dietë është më e saktë, mos harroni se mendja ka një forcë të madhe në trup: Madje edhe ushqimi më i shëndetshëm mund të prodhojë toksina dhe të krijojë çrregullime fizike nëse nuk tretet siç duhet dhe tretja e duhur mund të ndodhë vetëm nëse barku lehtësohet nga i gjithë ai stres për shkak të traumave të kaluara dhe një ritmi të përshpejtuar të jetës.

Lëreni të shkojë të gjithë peshën emocionale të së kaluarës. Këtë mund ta bëni duke qendruar në natyrë, duke ecur zbathur, duke luajtur me kafshë, duke u argëtuar me fëmijët, duke medituar, duke marrë frymë, duke bërë joga dhe aktivitet fizik, duke qeshur, duke kënduar dhe vallëzuar janë të gjitha gjërat që ndihmojnë shumë në këtë drejtim. /femratnews

SHPËRNDAJE