Disa persona të panjohur ia rrëmbyen vajzën, policia e gjejnë në këtë komunë të Kosovës

Të martën e kësaj jave babai kishte lajmëruar në polici se ia kishin rrëmbyer vajzën disa persona dhe e kishin futur në veturë.

Ky rasti sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në Prishtinë.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ishte rrëmbyer me një veturë nga person-a të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me ç’rast vajza më pas ishte takuar në Fushë Kosovë e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“E njëjta është takuar në Fushë Kosovë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Rasti nën hetime nga njësi relevante”, ka njoftuar policia.

SHPËRNDAJE