Djali i Adem Demaçit ka një porosi për Thaçin e Kurtin

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, i cili është edhe kandidat për deputet nga PDK’ja e Kadri Veselit ka thënë se Presidenti Thaçi dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duhet ta lënë pas të kaluarën dhe të pajtohet për të gjetur një zgjidhje.

Demaçi ka thënë se zgjidhja është pajtimi mes vete, duke kërkuar edhe pajtimin mes Thaçit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me pyeti gjate fushates – nje piktor me akademi por edhe ish ushtar i UCK-se qe si i deshperuar me tha: “Shume bre URREHEMI mes veti e si me ia ba kesaj pune”. Iu pergjigja se eshte veshtire per NE por KA ZGJIDHJE. Zgjidhja eshte : ME FALE. Duhet ME IA FALE Hashimi – Albinit e Albini – Hashimit e ngjashem! Keshtu nderpritet konflikti i brendshem(si organizem njerezor individual apo si organizem politik). Me kete vullnet gjithcka ndryshon per se mbari! ( NJerezit falin gjaqe e nuk po e mundkan kete ndjesi !?). Njeriu nje jete ka. Me urrejtje nuk cohet jeta! Shendet.

Kujtojmë, që Shqiptar Demaçi ka marrë ka 1545 vota në Prishtinë, ndërsa 210 në Gjilan./gazetametro.net

SHPËRNDAJE