Djali i Fadil Vokrrit: Nuk mund ta përshkruaj babanë, vepra e tij flet vetë

Në seancën komemorative të Kuvendit, të mbajtur me rastin e vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrrit, djali i tij Gramosi, nën lot e ka përshkruar si një njeri të jashtëzakonshëm të atin.

“Është jashtëzakonisht e vështirë që ta përshkruaj babën tim. Sepse vepra e tij flet vet. Ju falënderoj të gjithë për përkrahen e vazhdueshme. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”, ka thënë nën lot Gramosi, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur dje në moshën 57-vjeçare. Vokrri ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes./Express/

SHPËRNDAJE