Djali i Nexhat Dacit që vdiq nga orteku në Brezovicë ishte zëvendës-ministër i Diasporës

Veriu.info mëson se tashmë i ndjeri Arian Daci që ndërroi jetë pasi që është zënë para pak minutash nga orteku i borës në Brezovicë, ushtronte detyrën e zëvendës-ministrit të Ministrisë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

———————-

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Veriu.info mëson se i vdekuri është djali i njëri prej ish kryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Për shkaqe etike, derisa të sigurohemi se familja ta marrë lajmin në rrugë zyrtare, nuk do ta publikojmë identitetin e tij./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE