“Do ma japësh numrin e telefonit? Facebookun po”, 17-vjeçarja dhe shoferi i autobusit lënë pa fjalë udhëtarët

Një video e çuditshme ka qarkulluar në rrjet pasditen e djeshme, ku protagonistë janë një shofer autobusi dhe një vajzë e mitur.

Shoferi i një autobusi në McGill, Glasgow shfaqet duke puthur një pasagjere fare të re në moshë dhe i kërkon asaj numrin e telefonit.

Ajo me sa duket është e dehur dhe i afrohet aq shumë shoferit të ri dhe flirton haptazi me të.

Pamjet tronditëse dolën dje, ku tregohet shoferi i autobusëve të McGill, duke puthur pasagjeren e re dhe duke kërkuar numrin e saj të telefonit.

Videoja, e filmuar në Glasgow, tregon vajzën të ulu pranë vendit të shoferit.

Vajza dëgjohet duke i thënë atij “Të dua” dhe ai i kërkon më pas numrin e telefonit.

BISEDA

Vajza: Unë të dua

Shoferi: A do ma japësh numrin tënd të telefonit?

Vajza: Më jep Facebook-un dhe do të të shkruaj.

SHPËRNDAJE