Do martohem muaji e ardhshëm, por kam frikë se i fejuari im do më lërë në altar

Jam e shqetësuar se i fejuari im mund të më lë në altar.

Ne kemi planifikuar martesën tonë për më shumë se një vit dhe supozohet të martohemi muajin e ardhshëm. Ai është 31 vjeç dhe unë jam 27.

Kemi pasur disa muaj kritik. Unë kam qenë e stresuar për shkak se kam pasur edhe disa probleme në punë dhe e kam pasur shumë të vështirë. Mamaja e të fejuarit tim ka kancer në gji.

Ne kemi qenë duke argumentuar shumë dhe ai është duke dalë më shumë me miqtë e tij- unë jam e shqetësuar se ai mund të më lërë. Nuk di çfarë të bëj?

Përgjigja:

Mos “u detyroni” të martoheni vetëm pse dasma është e rezervuar. Divorci është më i vështirë se shtyrja ose anulimi i dasmës.

Bisedoni mes vete për këtë gjë dhe nëse vendosni diçka, njoftoni të ftuarit se dasma do vonohet.

Kjo është shumë më mirë për të dy ju që të mos nguteni.

SHPËRNDAJE