Doktoranti Edon Maliqi participon me punimin e tij shkencorë në konferencë ndërkombëtare shkencore

Nga 18 deri 23 Qershor 2018 në Sozopol të Bullgarisë do të mbahet një konferencë shkencore nga lëmia e Sisitemit të Informacionit Gjeografik dhe Hartografisë, konferencë kjo e titulluar “7th Internationial Conference on Cartography & GIS” (https://iccgis2018.cartography-gis.com/ ). Ky event shkencorë do të mbledhë profesionistë nga e gjithë bota, në të cilën konferencë ata do të prezantojnë dhe publikojnë punimet e tyre shkencore.

Doktoranti Edon Maliqi (i lindur në Mitrovicë), në cilësinë e autorit të parë dhe bashkë me mentorin e tij në disertacionin e doktoratës Prof.Dr. Petar Penev, do të participojnë me punimin e tyre të titulluar “USING OF DIGITAL ELEVATION MODEL IN THE GEOLOGICAL EXPLORATION IN KOSOVO”. Pasi abstrakti i punimit ka kaluar nëpër procedurat e vlerësimit, punimi është kualifikuar për prezantim dhe pastaj publikim. Punimi i lartëcekur trajton përdorimin e modelit digjital të lartësive dhe aplikimin e tij në hulumtimet gjeologjike në Republikën e Kosovës, respektivisht në këtë punim autorët kanë trajtuar këtë temë që nga të dhënat burimore (hyrëse), metodat e modelimit digjital të lartësive, visualizimi, diskutimi dhe intepretimini i rezultateve dhe fare në fund aplikimi dhe përdorimi i modelit digjital të lartësive në hulumtimet gjeologjike në Republikën e Kosovës.

Për Dr.cand. Edon Maliqi, fakti që ky punim do të jetë pjesë e kësaj konference paraqet një sukses të madhë (posaqërisht për të) sepse kolegë nga e gjithë bota do ta kenë rastin ta ndëgjojnë gjatë prezantimit dhe poashtu do të jetë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe akademike me kolegë të tjerë nga vendet e ndryshme të botës.

Dr.cand Edon Maliqi, momentalisht udhëheq me institutitn “Geo-SEE Institute” në Kosovë, institut ky nga fusha e Gjeo-Shkencave (dhe jo vetëm) me zyrë qëndrore në Shkup të Maqedonisë. Poashtu z.Maliqi ka një kontrat konsulence në projektin “Support Waste Management in Kosovo”  të Bashkimit Europian.

Dr.cand. Edon Maliqi vijon studimet e doktoratës në Sofie/Bullgari në ‘University of Architecture, Civil Engineering and Geodesy’ dhe disertacioni i tij është i fokusuar në përdorimin e Sisitemit të Informacionit Gjeografik dhe Remote Sensing teknikat për krijimin e hartave të monitorimit ambiental në Mitrovicë.

SHPËRNDAJE