Dokumentari “Historia shkruhet vetëm një herë” për futbollin e Kosovës, do të konkurojë në këtë festival

Fatos Dili i cili ka punuar dokumentarin për futbollin e Kosovës “Historia shkruhet vetëm një herë”, ka njoftuar se dokumentari i tij është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv i cili do të mbahet në Milano.

Me anë të një postimi në Facebook, Fatos Dili ka njoftuar se dokumentari i punuar ai për futbollin e Kosovës “Historia shkruhet vetëm një herë” është përzgjedhur të jetë pjesë e konkurimit në Festivalin Botëror të filmit sportiv i cili do të mbahet në Milano.

“Falenderoj televizionin Klan Kosova për mundësinë e dhënë, po ashtu jam mirënjohës ndaj Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, e veçanërisht Presidentit legjendar Fadil Vokrri që besoj në mua, dhe Kosovo Olympic Committee”, ka shkruar Dili.

Më poshtë dokumentari.

SHPËRNDAJE