Donika këshillon Hotin e Mustafën: Duhet t’i kërkoni falje Edi Ramës

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë se Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa duhet t’i kërkojnë falje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Hoti kishte dalë para Kuvendit duke thënë mos spekuloni se nuk do të i bashkohemi asesi Minishengenit. Bënin edhe analiza ekonomike duke treguar pse nuk bën t’i bashkohemi kësaj mini-jugosllavie të Ramës ndërsa tash vetë e nënshkruan”, tha ajo.

“Kishin folur shumë kundër këtij plani. E kishin etiketuar kryeministrin Rama më shumë emra të ndryshëm sikur tradhtarë e kështu me radhë. E kishin quajtur projekt jugosllav ndërsa tash vetë e lidhën marrëveshjen. Më e pakta që duhet të bëjnë është të kërkojnë falje nda Edi Ramës”, ka shtuar ajo.

SHPËRNDAJE