Donikës po i ndodh diçka e keqe

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

E kundër kësaj marrëveshje sa ishte pjesë e Vetëvendosjes ishte shprehu edhe deputetja Donika Kadaj Bujupi. Por ajo tani ka ndryshuar qëndrim rreth kësaj teme, shkruan ORAinfo.

Ka qenë kryetari i AAK-së njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se të gjithë deputetët e kësaj partie janë unik në votën pro demarkacionit.

Kësisoj me rikthimin në AAK, Donika ka ndryshuar edhe qëndrim për demarkacionin duke lënë hapësirë se do ta votojë atë.

E nëpër rrjetet sociale është duke u shpërnda një foto e Donikës e cila me herët kishte thënë se nëse dikush ka shpirt për të shitur, ajo nuk ka tokë për të falur.

Por ky qëndrim ka ndryshuar me rikthimin e saj në AAK, pasi ajo pritet ta votojë marrëveshjen për Demarkacionin. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE