Dorën ‘kaci’: Momenti kur polici i Republikës së Kosovës nuk ia zgjat dorën zyrtarit të Zvezdës

Të mërkurën ishte planifikuar që në territorin e Kosovës të zhvillohet ndeshja e Kupës së Serbisë mes skuadrës ilegale, Trepça dhe Crvena Zvezda, gjë e cila nuk ndodhi ashtu, si edhe u paralajmërua.

Njësia Speciale e Kosovës ia ka pamundësuar kalimin në territorin e Kosovës ekipit serbë në Jarinje, duke dështuar kështu edhe zhvillimi i kësaj ndeshje.

Ajo që është bërë virale në rrjetet sociale është edhe një fotografi ku polici i Republikës së Kosovës nuk ia zgjat dorën zyrtarit të Zvezdës.

Ndërsa, edhe mediumi serb ka ‘Telegraf.rs’ ka publikuar një video nga momenti kur një polic i Kosovës e kthehn mbrapa drejtorin sportiv të klubit serb, Crvena Zvezda.

Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjeshtë, se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës./gazetametro.net

VIDEO 

SHPËRNDAJE