Dramë në Gjilan: Burri rrah gruan e tij, ajo nga frika ikën në shtëpinë e familjes së saj

Pas një mosmarrëveshje verbale, burri ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij në Gjilan njofton Policia e Kosovës.

Pasi burri i saj e sulmoi, gruaja nuk kishte dashur të marrë tretman mjekësor, ajo kishte ikur për shkaqe sigurie duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj, shkruan gazetametro.net.

Policia njofton se me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Rasti nga viktima është raportuar me datën 03.09.2018 dhe nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, e njëjta për shkaqe sigurie kishte shkuar te familja e saj.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet në komunikatën e plotë të policisë./gazetametro

SHPËRNDAJE