Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë mbajti takim pune me drejtorë të arsimit parauniversitar

Me këtë rast, Drejtori i Arsimit z.Iset Beka foli për përgatitjet që po bëhen për vlerësimin e fëmijëve në të gjitha nivelet duke filluar nga përgatitjet për testin PISA, testin e Arrtshmërisë 2018, testin e  Maturës Shtetërore dhe përgatitjet për garat komunale të recituesve të rinj dhe grupeve të teatrove.

Gjatë këtij takimi drejtori Beka, kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira  jo vetëm në testin PISA  por edhe në nivelet tjera sepse nxënësit tanë  nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë.

Drejtori Beka një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe aktivitetit lidhur me “Festën e Abetares”, e cila do të mbahet me 17 maj në qytetin e Mitrovicës.

 Në këtë festë mbarëkombëtare do të marrin pjesë nxënës nga të gjitha trojet shqiptare e në veçanti nxënësit nga Lugina e Preshevës.

SHPËRNDAJE