Drenicaku e bën për spital gruan e tij hungareze

Në Skënderaj një shtetase e Hungarisë e cila është e martuar me një shqiptar, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burri ka sulmuar shtetasen hungareze duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore sipas Policisë, ajo është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka treguar se nuk ka të arrestuar nga ky rast, mirëpo rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër shtetase hungareze ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

SHPËRNDAJE