Drita merr kreun | Kjo është renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të sotme

Drita ka kaluar në pozitën e parë të renditjes tabelare në Superligë, të paktën deri nesër.

Gjilanasit mposhtën minimalisht Flamurtarin e Prishtinës, 1-0, për të arkëtuar tri pikë të reja dhe për ta marr kreun e elitës kosovare të futbollit, me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Ballkani.

Skuadra portokalli nesër e pret Drenicën me synimin e vetëm rikthimin si kryesues.

Vushtrria në anën tjetër, ka regjistruar edhe humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit pas disfatës nga Feronikeli, për ta vazhduar “agjërimin” e fitoreve dhe për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët vetes, tashmë kur po i afrohemi fundit të edicionit.

SHPËRNDAJE