Drita Stublla e harron djalin e presidentit Thaçi, publikon foto duke u puthur me të dashurin e ri biznesmen

Ajo për një kohë të gjatë ka qenë krye temë e mediave rozë kudo në shqiptari

E këtë të shtunë modelja, Drita Stublla ka treguar edhe publikisht që ka nisur një lidhje të re dashurie me një djalë të pashëm i cili quhet, Bledar Kuka.

Ajo në llogarinë e saj publike në rrjetin social “Instagram” ka bërë publike një imazh ku shihet duke shkëmbyer puthje me Bledarin me të cilin Stublla besohet se ka nisur lidhjen qysh në fillim të këtij viti.

……………………………………………………………………………………………………………..
Tropojë 1999: Trupa serbe hyjnë në Tropojë por ja çfarë i pret

……………………………………………………………………………………………………………..

Kuka duket të jetë një djalë i pasur dhe këtë e dëshmojnë më së miri imazhet që ai posedon në “Instagram”. Në shumicën prej tyre mund të shihni se ai gëzon një jetë luksoze dhe duket të jetë goxha merakli sa i përket veturave.

© Bledar Kuka [instagram]

Drita tashmë e ka ndërruar edhe fotografinë e profilit në këtë rrjet social duke vënë një të përbashkët me Kukën. E veshur me një minifund i cili i zbulonte një pjesë të konsiderueshme të këmbëve ajo i ka dhuruar të dashurit të saj puthje plot pasion teksa njërën dorë ia kishte vënë shumë pranë xhepit ku ai mbante celularin e tij.

Në anën tjetër, Kuka u pa i veshur me një stil tipik të një djali të ri. Me xhinse ngjyrë të zezë në hiri dhe me një maicë të bardhë.

“Të dua i dashur, BledarKuka” – ka qenë përshkrimi që modelja i ka vënë imazhit të publikuar.

© Drita Stublla [instagram]

Për ju që nuk e keni ditur, Drita Stublla për një kohë të gjatë ishte përfolur për një lidhje të mundshme me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin. Ndonëse më vonë dolën lajme se këta janë ndarë, modelja pat reaguar duke thënë se nuk mund të përfundonte diçka që as që kishte ndodhur. As Enditi por as modelja, nuk e kanë pranuar se kanë qenë në një lidhje.

Çka është edhe më interesante në gjithë këtë punë, është ajo se Bledar Kuka ndryshe nga modleja, vazhdon ta ndjekë në “Instagram” Endrit Thaçin i cili poashtu e ndjekë Bledarin.