Driton Selmanaj ia rritë pagën Skënder Hysenit

Paga e Skëndër Hysenit nga sot do të jetë e barabartë më pagën e një zëvendësministri

Pra Hyseni do të marrë çdo muaj nga 1 mijë e 300 euro.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënë.

Rregullimi i pagës së Koordinatorit Shtetëror për Dialog u propozua nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

“Paga është e barasvlershme me pagën e zëvendësministrit sipas praktikave me raste të ngjashme. Ndihmësit, asistentët profesionalë të përkohshëm të koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë sipas vendimit të qeverisë të datës 2 korrik 2020, kompensohen ngjashëm me pozitën e asistentit/es të kryeministrit”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

SHPËRNDAJE